Është arrestuar Hamza Tola, një shofer pranë Ministrisë së Drejtësisë për akuzën e korrupsionit.

Hamza Tola, ka punuar si shofer edhe pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë.

Hamzai është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga me urdhër nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pasi prokurori Elvin Gokaj, i kërkoi gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Tolën.

Hamza Tola, i mori qytetarit një shumë prej 3 mijë euro për të legalizuar një hotel në Sarandë.

“Puna” mbaroi për tre javë por shoferi kërkoi sërish para për hipotekimin e pronës, pasi kishte lidhje të forta në hipotekën e Sarandës.