Policia ka arrestuar djalin qe vrau babain e tij, shtetasin Andrea Stase, 58 vjeç.

Viktima e krimit horror është shtetasi Dhimitër Stase, 85 vjeç.

I moshuari u gjet pa jetë dhe me shenja dhune në banesën e tij në fshatin Remas.

Mendohet se krimi i rëndë ka ardhur për motive të dobëta.

Mësohet se djali Andrea Stase ka qenë në gjendje të dehur kur ka kryer krimin e rëndë.

Njoftimi i policisë:

Sot më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë.

Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë shtetasi A. S., dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu