Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Cingar të Gramshit.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se i plagosur ka mbetur shoferi i automjetit, i cili rezulton të jetë një 16 vjeçar, i identifikuar si Elio Qefa.

Automjeti në të cilin udhëtonte 16 vjeçari është përplasur me pemën dhe si pasojë adoleshenti ka mbetur i plagosur rëndë.

Ai është dërguar menjëherë drejt spitalit, ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga policia lidhur me këtë ngjarje.