Një tjetër krim i rëndë ka ndodhur në Shqipëri.

Në Fier, Xhevahir Hoxha ka vrarë nusen e djalit të tij, Merushe Hazizi.

Më pas ai ka varur veten.

Njoftimi i policise:

Sot rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, shtetasi Xh. H., 61 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen M. H., 30 vjeçe dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.