Dy biznesmenët Behar dhe Bedri Mucobega, 40 dhe 51 vjec janë shpallur në kërkim pas operacionit të prokurorisë për tjetërsimin e 10 mijë metrave katrorë tokë shtetërore në Sarandë.

Behar Mucobega akuzohet për falsifikim dokumentash dhe Bedri Mucobega akuzohet për pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Një ditë më parë u arrestua nga policia Pandi Zhongadrejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës, së bashku me juristen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Rovena Alikaj si dhe Aleko Anagnostin, noter.

Gjatë hetimeve të kryera, prokuroria e Sarandës konstatoi se personat e arrestuar dyshohet se kanë kryer tjetërsimin e një sipërfaqe prej 10 mijë metra katror tokë, duke e ndarë tek persona të tjerë, të cilët më pas kanë ndërtuar.

Përfituesit e tokave përmes dokumenteve të falsifikuar janë Fredi Merkuri, Valter Llomi dhe Argonida Canaj, ndaj të cilëve janë ekzekutuar urdhër arrestet.