Më pak se një javë nga 1-vjetori i tërmetit të 26 nëntorit që goditi vendin tonë, Prokuroria e Durrësit ka njoftuar se ka përfunduar hetimet.

Mësohet se Prokuroria e Durrësit ka dërguar për gjykim 16 persona, kryesisht ish-zyrtarë.

Me konkretisht nga ana e organit të akuzës u dërguan për gjykim në funksion të çështjes penale nr. 2466, viti 2019,  të pandehurit si vijon:

-Ramiz Shehu, të akuzuar sipas nenit 85 të Kodit Penal,

-Nevjana Isufi, të akuzuar sipas nenit 186/1 të Kodit Penal,

-Abdulla Osmani, të akuzuar sipas nenit 85 të Kodit Penal,

-Ruzhdi Xheka, të akuzuar sipas nenit  85 të Kodit Penal,

-Arben Isaku, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

-Aldo Dakoveli, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

-Artur Terziu, të akuzuar sipas nenit 186/1 dhe 199/a/3 të Kodit Penal,

-Artur Çela, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

-Klajdi Lame, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

-Flamur Gjuzi, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

-Albrend Qetka, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

-Skerdi Bello, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

-Artenis Malko, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

-Deshira Qato, të akuzuar sipas nenit 85 të Kodit Penal,

-Arben Qato, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal dhe

-Kujtim Hasa, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

si dhe është kërkuar

-Pushimi i ndjekjes penale për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Defrim Celami.

-Pushimi i ndjekjes penale për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Ahmet Doda.

Si pasojë e këtij tërmeti kujtojmë se u dëmtuan një numër i konsiderueshëm banesash dhe objektesh të tjera, ndërsa humbën jetën gjithsej 51 persona.

Vetëm në qytetin e Durrësit u regjistruan 23 viktima.

Hetimet nisën në momentin kur dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat në vdekjen e njerëzve kanë ardhur edhe si shkak i ndërtimeve të kryera pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimeve, si dhe për shkak të ndërtimeve të kryera pa lejen e organeve kompetente.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu