Dy qytetaret Irfan Sulaj dhe Dëfrim Çela, kanë përfunduar në pranga të policisë, pas urdhërit të Prokurorisë së Posaçme.

Në bashkëpunim me njëri tjetrin, ata dyshohet se kanë organizuar trafikun e lëndëve narkotike nga Greqia në Shqipëri.

Dy personat me origjinë nga Fieri, po ktheheshin nga Saranda, në momentin që u arrestuan nga RENEA.

SPAK ka ngritur ndaj tyre tre akuza: “Trafikim i narkotikëve, kryer më shumë se një herë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale”.

Hetimet për grupin kanë nisur që në vitin 2016 në bashkëpunim me Greqinë dhe Maqedoninë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu