Nga Nano te Rama, Pëllumbi, Dokle e Xhafaj, emrat e deputetëve të PS të propozuar në garën për postin e Presidentit të ri.

Maxhoranca socialiste ka vendosur që mos t’i bëjë publike emrat e propozuar nga Grupi Parlamentar për postin e kreut të ri të shtetit.

Kjo, për faktin se është në negociata me opozitën, para së cilës ka marrë vendimin që të mos shkojë në tryezë me emra konkretë.

Mësohet se janë 67 emra që janë dorëzuar dhe do të shqyrtohen nga tre negociatorët e mandatuar nga Edi Rama për këtë proces: Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri.

Nga të gjithë emrat e propozuar nga deputetët e Partisë Socialiste për Presidentin e ri, vetëm 67 prej tyre janë seleksionuar nga grupi negociator për t’u diskutuar më tej mes vetë maxhorancës, grupeve të tjera parlamentare dhe shoqërisë civile.

PRESIDENTI I RI, EMRAT E PROPOZUAR NGA PS

Servet Pëllumbi
Fatos Nano
Mimi Kodheli
Namik Dokle
Valentina Leskaj
Gramoz Ruçi
Lindita Nikolla
Fatmir Xhafaj
Edi Rama
Arta Dade
Ulsi Manja
Vasilika Hysi
Luljeta Bozo
Anastas Angjeli
Shkëlqim Cani
Ylli Bufi
Musa Ulqini.