Sërish lëvizje në Policinë e Shtetit. Këtë herë në disa prej komisariateve vendore të policisë.

Në policinë e Kavajës është Gazmend Dermozi, ai i cili ka marrë detyrën si shef komisariati.

Këtë pozicion më herët e ka mbajtur Emiljan Pashaj, i cili ka marrë detyrën si Specialist për Narkotikët në Drejtorinë e Përgjithshme.

Në komisariatin e Lezhës, Behar Caka është emëruar shef komisariati, në Mirditë shkon Paulin Çupi, në Kukës emërohet shef komisariati Julian Qyta.

Ndërsa në Laç është emëruar në detyrë Dritan Meta.