Sot Prokuroria e Tiranës tha se ka vendosur nën arrest shtëpie 5 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, pasi akuzohen se kanë lejuar këtë sulm.

Zyrtarët e vendosur nën akuzë për shpërdorim detyre janë: Rudina Llagami, Albi Gjeka, Altin Sallaku, Alketa Sulo dhe Igli Lubonja.

Ata janë punonjës IT të Departamentit të Administratës Publike (DAP). Burimet bëjnë me dije se hakerat kanë shfrytëzuar aksesin që ka sistemi i IT-së së DAP në data baza-t që janë hackeruar.

Kujtojmë se ditët e fundit hakerat kanë publikuar e-maile të kryeministrit Edi Rama, listën e punonjësve të SHISH-it apo dhe targat e makinave.