Plagosje me armë zjarri në Fier. Burime për JuguLajm.net bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm, pas një debati efektivi i FNSH-së, Paulin Shpani ka plagosur me armën e shërbimit një qytetar të identifikuar si Soni Meçe, 70 vjeç.

Mësohet se polici i dehur 41-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës dhe ka bërë aksident duke përfunduar në oborrin e banesës së Meçes. Pas aksidentit, ai ka dalë nga makina dhe është konfliktuar me pronarin e shtëpisë dhe më pas e ka qëlluar atë me armë zjarri në dorë.

Ky i fundit ndodhet në spital ku po merr mjekim, ndërsa efektivi Paulin Shpani është arrestuar nga Policia. Për këtë ngjarje gruaja e 70-vjeçarit, Dhimitrie Meço ka deklaruar konflikti nisi për shkak se makina e policit hyri në oborrin e banesës dhe iu dëmtoi makinën e tyre. Sipas saj polici filloi menjëherë të shante pronarin e shtëpisë dhe qëlloi me armë. Rasti po hetohet nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA).

Njoftimi i Policisë:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi P. Sh, 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie në repartin e FNSH Fier, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz”, në lagjen “Sheq i Madh”, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është futur në oborrin e banesës së shtetasit S.M, 70 vjeç. Pasi është konfliktuar me pronarin e shtëpisë, ka nxjerë armën dhe e ka plagosur në gishtin e dorës shtetasin S.M, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Eshtë shoqëruar në Drejorinë Vendore të Policisë Fier shtetasi P.Sh dhe po kryhen nga SHÇBA veprimet proceduariale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu