Pas shtyrjes së garës për emrin që do të zëvendësojë Erinda Ballancën në krye të institucionit të Avokatit të Popullit, në Kuvend janë paraqitur edhe 13 kandidaturat për këtë post.

Burime serioze bëjnë të ditur se gjirokastritja Evis Fico, vajza e ish-mjekut dhe ish-komentatorit te famshem sportiv Frederik Fico, eshte nje nder pretendentet kryesore.

Evis Fico ka spikatur si eksperte/konsulente juridike në fushat e migracionit, punësimit, të drejtave të njeriut, të drejtave sociale dhe të tjera.

Kjo jo vetëm në nivel ekzekutiv të zbatimit të politikave, por edhe në atë të hartimit të tyre, si propozuese dhe bashkëhartuese e një sërë ndryshimesh në legjislacion dhe hartimin e strategjive, analizave të politikave dhe advokimit të tyre.

Ja emrat që kanë paraqitur kandidaturat:

1.Jordan Daci

2.Evis Fico

3.Erinda Ballanca

4.Bledar Dervishaj

5.Ahmet Premçi

6.Endri Papajorgji

7.Brikena Kasmi

8.Boriana Nikolla

9.Altin Goxhaj

10.Ermir Kapedani

11.Olta Aliaj

12.Jorida Rustemi

13.Drita Avdyli

Ligji parashikon që kandidatët fillimisht të pyeten në seanca dëgjimore nga Komisioni i Ligjeve, që verifikon përmbushjen e kritereve për kandidim.

Në fund të seancave dëgjimore, komisioni miraton një listë me kandidatët dhe vlerësimet përkatëse për ta.

Ata që i përmbushin kriteret ligjore, duhet të marrin edhe mbështetjen e të paktën 28 deputetëve për të qenë zyrtarisht kandidat për Avokat Populli, ndërkohë që është Parlamenti ai që thotë fjalën e fundit dhe zgjedh fituesin me 84 vota në seancë plenare.