E premte, 29 Mars, 2024
Ballina Aktualitet EMRAT-FOTO/ Kryen 36 grabitje në Greqi, zbulohen identitetet e shqiptarëve të arrestuar

EMRAT-FOTO/ Kryen 36 grabitje në Greqi, zbulohen identitetet e shqiptarëve të arrestuar

290
0

Autoritetet kanë publikuar të dhënat nga operacioni i goditjes së bandës së grabitësve në Greqi, ndërsa kanë publikuar foto edhe emra të shqiptarëve të arrestuar.

Mësohet se nga të arrestuarit e kësaj organizate janë Indrit Arifai 20 vjeç, Mario Hoxha 19 vjeç, Adi Kala 33-vjeç si edhe Altin Mustafaj 24 vjeç.

Ndërkohë theksohet se në kërkim është Armando Roko 20-vjeç.

Këta persona në bashkëpunim kryenin grabitje të ndryshme. Ata u shkonin dyqaneve duke u prezantuar si pjesëtarë të një kompanie që merreshin me lyerjen e xhamave dhe zakonisht parkonin larg subjektit ku do të kryenin grabitjen.

Ndërkohë deri më tani kanë zbuluar 36 grabitje në Athinë, ndërsa operacioni për arrestimin e tyre është zhvilluar në datën 10 janar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

You cannot copy content of this page