Jane zbardhur emrat e kandididateve për stafin e kryeprokurorit të ri Olsian Çela. Sipa report tv, Arenc Çela dhe Olgert Rumniçi kandidojnë për ndihmës-magjistratë.
Olsi Dado kandidon për drejtues të Marrëdhënieve me Jashtë për postin e shefit të Dekriminalizimit.
Ish-prokurorja e Krimeve, Pranvera Pustina kandidon për shefe kabineti.
Burime bëjnë me dije se komandimet do të bëhen brenda kësaj jave, ndërsa Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbyllur garën një ditë më parë.
Prokurori i ri i Përgjithshëm Olsian Çela u zgjodh me një mandat 7 vjeçar me votat e parlamentit. Çela erdhi në këtë post duke zëvendësuar Arta Markun, e cila me një mandat të përkohshëm dy vjeçar u largua për të vazhduar karrierën e saj si gjyqtare Apeli në Tiranë.