Një person ka mbetur i vrarë në Tepelenë ndërsa vëllai i tij është plagosur rëndë. Viktima është Artur Bresha. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Teplenës.

Policia bën me dije se me breshëri automatiku autorët kanë qëlluar mbi banesën e dy vëllezërve duke lënë të plagosur rëndë Artan Breshan, ndërsa kanë marrë me forcë në makinën e tyre, Arturin. Më pas ata e kanë qëlluar për vdekje dhe e kanë hedhur pranë vendit ku punonte si roje në një kompani inertesh.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia ku po heton për zbardhjen e këtij atentati. Policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli ne akset rrugore nacionale dhe ato rurale që lidhen me qytetin e Tepelenës

Burime për JuguLajm.net bëjnë me dije se vëllai i viktimës, Artur Bresha i cili mbeti i plagosur rëndë, rezulton të jetë me precedentë të mëparshëm penale. Ai është kapur para 10 viteve me një sasi të madhe kanabisi në Qafë-Nizinë, që e kishte ngarkuar në një maune.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu