Ka shkuar në 6 numri i shqiptarëve që kanë humbur jetën në aksidentin tragjik që u shënua pak ditë më parë në Larisa të Greqisë.

Bëhet me dije se në mesin e viktimave janë dhe gjashtë shtetasit shqiptarë: Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Ioanis Xhiollas, Denis Ruçi dhe Pavlin Bozo.

Kujtojmë që qeveria shqiptare ka vendosur ta shpallë 5 marsin ditë zie kombëtare, ndërsa aksidenti i rëndë hekurudhor i mori jetën edhe 6 shtetasve shqiptarë.

Pjesa më e madhe e viktimave nga përplasja e trenit të pasagjerëve me një tren industrial ishin vajza dhe djem në moshë të re, studentë që ktheheshin nga Athina drejt Selanikut. Trenat u përplasën në Tempi të Larisas, ku dy prej vagonave të parë shpërthyen në flakë.