Pasi ”shkundi” Shqiperine, termeti ka ”emigruar” drejt Greqise, ku mëngjesin e kësaj të mërkure ka tundur fqinjet tane jugore me magnitudën 6,1  të shkallës Rihter. Epiqendra e termetit ka qenë afërsi të Kretës, por fatmirësisht  deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Epiqendra e tërmetit shtrihet 74  km në perëndim të Chania dhe 20 km në jug të Antikythera ndërsa thellësia lokale vlerësohet në 56 km .

Tërmeti ishte fortë me mësohet se zgjati për disa sekonda, ku lëkundjet janë  ndjerë shumë edhe në Athinë, në të gjithë Peloponezin megjithëse ishte e vendosur 258 km në jug të kryeqytetit.

Kjo lëkundje e fortë u shënua në orën 08:23 të ditës së sotme dhe  vjen vetëm një ditë pas tërmetit tragjik  që  goditi Shqipëinë ku për pasojë mbetën të vdekur 26 persona  dhe 650 të tjerë janë  të plagosur. Mediet greke raprotojnë se njerëzit janë në panik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu