Nje kryeinxhinier merr frenat ne dore te OSHEE Rajoni Gjirokaster.

Ai eshte Bledar Ceri i cili prej me shume se dy vitesh ushtron funksionin e kryeinxhinierit elektrik ne OSHEE-Rajoni Gjirokaster dhe qe prej dites se djeshme, eshte emeruar ne krye te ketij institucioni me firmen e Adrian Celes drejtorit te pergjithshem te OSHEE.

Emerimi i Bledar Cerit eshte ndermarre ne kuader te nje ristrukturimi te ri nga ana e OSHEE i cili i jep zotit Ceri fuqi te plote ne te gjithe njesine e jugut duke suprimuar kesisoj drejtuesit ne njesite e OSHEE ne Gjirokaster, Tepelene, Permet e Sarande. Pra zyrtarisht prej dites se djeshme, keto kater filjale nuk kane me drejtues dhe punonjesit apo specialistet ne keto njesi, varen drejtperdrejt nga kreu i ri i OSHEE Rajoni Gjirokaster.

Bledar Ceri vjen si emer i pelqyer fale edhe formimit profesional dhe rezultateve te arritura ne 2 vjet e gjysme qysh kur ka filluar pune si kryeinxhinier prane OSHEE Rajoni Gjirokaster. Zoti Ceri zevendesoi ne kete post Dashamir Qelin i cili dha doreheqjen para pak diteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu