Prej pak ditesh ne krye te Drejtorise se Zhvillimit te Bujqesise, Pyjeve dhe Kullimit ne Bashkine e Gjirokastres, eshte emeruar Adriatik Onjea i cili deri para pak ka mbajtur postin e shefit te sektorit ne kete drejtori.

Duket se kryebashkiaku gjirokastrit Flamur Golemi, ka bere goditjen e studiuar me emerimin e Onjeas ne kete post i cili ne fakt njihet si njeriu i “hekurt” ne parandalimin e masakres pyjore dhe ne kullota pergjate 12 muajve te fundit. Ne nje vit zoti Onjea ka rritur te ardhurat ne mbi 30% nga kullotat dhe bimet medicinale cka eshte nje tregues me shume per ecurine e suksesshme qe do jape ai ne krye te drejtorise se pyjeve dhe kullotave.

Rrjedhimisht Adriatik Onjea, ka marre keshtu besimin e kryebashkiakut Flamur Golemi per te qene ne krye te kesaj drejtorie kaq delikate dhe mjaft te rendesishme. Ka qene nje piketim edhe nga ana e strukturave vendore te PS ne Gjirokaster dhe te vete kryebashkiakut Golemi, perzgjedhja e Adriatik Onjeas per te qene drejtues ne kete agjenci. Kjo duke marre parasysh edhe kontributin mjaft te vyer qe ka dhene ai ne menaxhimin e sektorit qe mbulonte deri para pak diteve.

Per Jugulajm.net zoti Onjea ka shprehur konsideraten ndaj kryebashkiakut Flamur Golemi qe i besoi nje detyre te tille dhe premton se do te jete teresisht i perkushtuar ne drejtimin sa me rigoroz te kesaj drejtorie te rendesishme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu