Agjencia e Barnave të Bashkimit Evropian (EMA) tha se një variant  i ri i cili rrjedh nga COVID-19 ka gjasa të shfaqet këtë dimër. Përpara se të lindë një valë e re e koronavirusit, zyrtarët e së njëjtës agjenci ditën e sotme thanë se organizata po përgatitet të nisë një fushatë për vaksinat përforcuese ndaj tyre.

“Nuk duhet të presin për një vaksinë specifike.Mund të dalë një variant krejtësisht i ri që ne nuk jemi në gjendje ta parashikojmë sot”, tha shefi i vaksinave në EMA, Marco Cavaleri në një konferencë për shtyp.

Një vaksinë e zhvilluar nga Pfizer që synon variantet tashmë mbizotëruese BA.4 dhe 5 pritet të miratohet në javët e ardhshme.

Vaksinat e reja të përshtatura me Omicron do të rezervohen kryesisht si përforcues për të moshuarit, gratë shtatzëna dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor, tha Cavaleri.

Vaksinat që janë përdorur deri më tani mund të luftojnë ende sëmundje serioze.

“Vaksinat origjinale janë ende në gjendje të mbrojnë kundër sëmundjes së rëndë COVID-19 dhe vdekjes, edhe nëse ato nuk janë aq efektive në parandalimin e infeksioneve më të buta”, tha ai.