Rrugëtimi i saj drejt fronit do të niste në verën e vitit 1951 kur shëndeti i mbretit George VI do përkeqësohej me shpejtësi. Elizabeta do ta përfaqësonte atë në disa prej ceremonive më të rëndësishme shtetërore gjatë asaj periudhe. Në 7 tetor të vitit 1951 Princesha Elizabetë së bashku me të shoqin zhvilluan një tur në Kanada e Washintong D.C. Pas këtij suksesi menjëherë pas Krishtlindjeve, turi i radhës ishte në Australi dhe Zelendën e Re.  Pikërisht gjatë vizitës në Kenia ajo do të merte lajmin e humbjes së të atit, më 6 shkurt 1952. Tashmë ajo ishte mbretëresha e re në fron.  Ceremonia e kurorëzimit  të saj do të mbahej në Westminster Abbey më 2 qershor 1953.

Ngjitja e Elizabetës në fron ishte një ndër mrekullitë e jetës. Si vajza më e madhe e princ Albertit, Duka i Jorkut shanset e saja për të trashëguar fronin ishin të pakta. Çdo gjë do të ndryshonte kur xhaxhai i saj, Eduard VIII do të abdikonte ( pas kësaj Duka i Uinsdor) më 11 dhjetor 1936 dhe në fron do të hipte i ati i Elisabetës. Ajo do të bëhej menjëherë pasardhësja e tij e parë në linjën e fronit.

Në vitin 2002 mbretëresha do të festonte “Jubileun e Artë” të 50 vjetorit në fron. Kjo ngjarje e rëndësishme në historikun e monarkisë britanike u shoqërua me një periudhë të gjatë festimesh në Londër si dhe në vendet e Komunuelthit.

Sot në 70 vjetorin e ngjitjes në fron ajo përfaqëson monarken ikonë dhe Alfa i uron mbretërim të gjatë e të shëndetshëm!