Pas uljes së rasteve pozitive të konfirmuara ditën e sotme, në 50 të prekur, një ditë pas rekordit me 82 të infektuar me koronavirus, reagon ashpër eksperti, Erion Dasho.

Më një shënim në faqen e tij në Facebook, Dasho, shkruan se rikthimi i grafikut si dhëmbët e sharrës së thyer “i vendos përgjigjes shqiptare ndaj COVID vulën e pabesueshmërisë dhe mungesës së profesionalizmit”.

Mesazhi nga Erion Dasho 

I MIRI, I KEQI, I ÇUDITSHMI!!!

Komunikimi i rasteve të sotme me COVID i vendos vulën e pabesueshmërisë shifrave tona zyrtare!

Në momentin kur grafiku nisi t’i ngjante një kurbe dhe sot shpresohej sheshimi i saj (rasti më i mirë) ose rritja e mëtejshme (rasti më i keq), ndodhi çudia: rastet pothuajse u përgjysmuan në raport me ditë e djeshme.

Kjo situatë tregon se megjithëse kanë kaluar më shumë se tre muaj, komiteti i “ekspertëve” nuk ka arritur të zbatojë një sistem testimi sado pak efikas apo një sistem survejance epidemiologjike sado pak të besueshëm.

Që prej datës 18 maj, në Shqipëri është duke ndodhur transmetimi i papenguar i COVID dhe pritshmëria është që kurba ditore e rasteve t’i nënshtrohet ligjësive të normalitetit.

Rikthimi i formës së çuditshme të grafikut të ngjashëm me dhëmbët e sharrës së thyer i vendos përgjigjes shqiptare ndaj COVID vulën e pabesueshmërisë dhe mungesës së profesionalizmit.

PAK BESUESHMËRI DHE SERIOZITET JU LUTEM!

PO HUMBISNI RESPEKTIN DHE VËMENDJEN E QYTETARIT!

PO E LINI VENDIN NË DORËN E TEKAVE TË VIRUSIT!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu