Manastiret e Gjirokastres, monumente kulture, fillojne te studiohen prej eksperteve italiane te CRN dhe atyre shqiptare te Instituti te Monumenteve te Kultures.
Ambasadori italian i akredituar ne vendin tone Alberto Cutillo, takoi grupin kërkimor të CRN për të prezantuar misionin e tyre të parë me teme “Teknologji multidisiplinore për studimin dhe konservimin e manastirëve të epokës post-bizantine në Shqipërinë jugore”.
Objektivi i tyre është studimi dhe vlerësimi kompleks arkitekturor të arkeologjisë mesjetare në rrethin e Gjirokastrës. Këto komplekse, të ndërtuara në shekullin XVI dhe XVII gjatë pushtimit osman në Ballkan, përfaqësojnë një pasuri të jashtëzakonshme kulturore të stilit post-bizantin.

Vendet në fjalë janë Manastiri i Shën Mërisë në Goranxi, Manastiri i Shën Qirjakut dhe Juditës në Dhuvjan dhe i Profetit Ilias në Stegopull.
Projekti, në vitin e parë, është bashkëfinancuar nga Ministria e Jashtme Italiane në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës të Ministrise se Kulturës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu