Mediat e huaja vazhdojnë t’i bëjnë jehonë operacioneve të shpëtimit në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit.

Këtë herë është gazeta qipriote In Cyprus, e cila shkruan se një ekip me inxhinierë civilë është dërguar në Shqipëri për të ndihmuar në inspektimin e godinave të dëmtuara.

“Shoqata e Inxhinierëve Civilë u shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave dhe shpreh shpresën qeverisë shqipare se zonat e prekura nga tërmeti do i kthehen shpejt normalitetit”.

Më tej, në shkrim thuhet se ky tërmet ishte më vdekjeprurësi në Shqipëri, duke tejkaluar edhe atë të vitit 1979.

“Trupat shqiptare të keqpajisura shpëtuan të mbijetuarit nga rrënojat e godinave ndonjëherë duke gërmuar edhe me duar, derisa mbërritën në ndihmë të tyre 250 trupa nga vendet europiane dhe SHBA”, shkruan gazeta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu