Kjo fushatë e bastardit të bllokmenëve hoxhistë me fjalorin e saj “qenef, hale, qen” kundër mediave dhe gazetarëve dhe analistëve, është identike me fjalorin që përdorej gjatë Luftës së Ftohtë kunder gazetarëve dhe liderëve perëndimorë nga Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i pasluftës, ati shpirtëror i Edvin Mafisë, ish-anëtari i Byrosë Politike hoxhiste Spiro Koleka, xhelati i inteligjencës teknike shqiptare, daja biologjik i Edvin Mafisë dhe babai i tij biologjik, mëkëmbësi i Nexhmie Hoxhës, Kristaq Xhelati, që firmoste varjen publike të poetit disident Havzi Nela në gusht të vitit 1988.
Por, krahas shpërthimit me fjalor rrugaçi ordiner kundër gazetarëve, analistëve, mediave që nuk i kontrollon dot, ai është vërsulur si lopë e çmendur, me gjoba, duke u shërbyer me shërbëtoret e tij në AMA dhe narkogjykatësit e tij kundër të gjitha mediave që nuk i censuron dhe kontrollon dot.
Edvin Mafia zgjodhi kulmin e Fatkeqësisë Natyrore Kombëtare dhe dhe pragun e marrjes së Kryesisë së OSBE nga Shqipëria për të kaluar në narko-parlamentin e tij, paketën antishprehje, të cilin do ta ketë lakmi edhe Maduro i Venezuelës.
Me këtë fushatë dhe këto qendrime të fjalës së lirë, ky bastard i bllokmenëve hoxhistë, deklarohet pas Enver Hoxhës, armiku më i egër i lirisë së shqiptarëve.
Këto qëndrime janë një kushtrim për çdo shqiptar që i beson lirisë dhe vlerave të saj; në këmbë të bashkuar, të flakim sa më parë kalbësirën që shfrytëzon dramat dhe tragjeditë kombëtare për t’iu konfiskuar lirinë, shqiptarëve!