Kryeministri Edi Rama viziton sot Qarkun e Gjirokastres, ku do t’i kushtoje rendesi investimeve ne infrastrukture.

Axhenda e Ramës sot starton nga Tepelena, ku do te inspektoje punimet ne Bypassin e qytetit me nje gjatesi gati 2 km dhe me vlere stratosferike prej 21 milione eurosh.

Me pas do te jete ne kalane e qytetit per te pare ecurine e projektit rehabilitues dhe fill pas kesaj ne rrugen Tepelene-Kurvelesh per te inspektuar ecurine e shtrimit me asfalt.

Ne oret e mbasdites Rama do te realizoje nje takim virtual me qytetare te perzgjedhur nga “Rilindja”, qe do te perfaqesojne zerin e anetaresise se partise se tij dhe jo te gjirokastriteve.

Kryeministri do te gdhihet ne Gjirokaster dhe neser ne mengjes e fillon diten me inspektimin e punimeve ende te pafilluara ne sheshin “Çerçiz Topulli”, per parkimin nentokesor dhe e perfundon viziten ne Gjirokaster tek Ura e Nanxës, per te pare nga afer projektin ne terren te Bypassit te pjeses se siperme te qytetit.

Kryeministri Rama ne keto takime do te jete i shoqeruar nga deputetet socialiste Bledi Çuçi e Mirela Kumbaro, si dhe kryebashkiaket Tërmet Peçi e Flamur Golemi dhe prefekti i Gjirokastres Odise Kote.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu