Edi Rama ka dalë sot në një komunikim me qytetarët duke prezantuar një nismë që ai e quajti shumë të rëndësishme.

Ai tha se nisma do të kalojë këtë javë në qeveri dhe do të dërgohet në Kuvend për t’u diskutuar dhe miratuar më pas.

Bëhet fjalë për amnistinë fiskale të prezantuar edhe më parë, por koronavirusi ndryshoi gjërat.

Rama tha se do të jetë një amnisti e përgjithshme që do të lehtësojë maksimalisht ata që jetojnë me emigracionin me qëllim formalizimin e parasë jo formale.

Kryeministri tha se do të ndalohet qartësisht riciklimi i të ardhurave nga aktivitetet kriminale dhe korrupsioni.

Kreu i qeverisë tha se aministia do të zgjasë një vit dhe do të ndahet në tre fasha. Kush deklaron paratë në fazën e parë do të paguajë 5 për qind, ata që i dorëzojnë në fashën e dytë paguajnë 7 për qind dhe ata në fashën e tretë, 10 për qind.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu