Edi Rama po projekton ndryshime të forta në qeveri. Pak persona të besuar të tij kanë filluar të flasin se Kryeministri për të fituar zgjedhjet parlamentare të radhës prill 2021 po mendon të shfryjë zemërimin popullor me prerjen e kokave të kabinetit te tij. Ai harron se zemërimi është me të si kryeministër pasi po bën 8 vite në krye të qeverise duke krijuar qeverisjen më problematike në historinë e këtyre 30 viteve.

E megjithatë ai shpreson në një utopi politike se do të mund të rimarrë mandatin e tretë. Ndaj ndryshimet në qeveri do t’i bëjë në muajin shtator sapo të fillojë punë parlamenti.

Informacionet janë se ai do të largojë që nga zv/kryeministri Braçe deri te ministrja e arsimit, pa harruar edhe ministrin e jashtëm në detyrë. Burimet thonë se vetëm një ministër dhe një ministre i shpëtojnë vendimit të tij për lëvizje masive në qeveri.

Ky do të jetë ndryshimi i fundit i qeverisjes së Rilindjes, pasi në prill 2021 do të ikë edhe vetë si kryeministër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu