Ish deputeti i PD ne rajonin e Gjirokastres Prof.Dr Tritan Shehu, reagon ashper ndaj nderhyrjeve qe tenton te beje kryeministri Edi Rama ne Kodin Penal te vendit.

Sipas zotit Shehu po perballemi me nje ballafaqim te ashper te nje epidemie gje qe fitohet vetem me ndermarrjen e masave shendetesore, mobilizim te kapaciteteve te tilla, me politika ekonomike e financiare dhe jo me improvizime me “Kodin Penal”, sic kerkon Kryeministri te devijoje vemendjen.

Reagimin zoti Shehu e ka bere publike permes faqes se tij ne FCB.

Show me disproporcionalitete penale, instrument per te fshehur problemet!
Perseri po spekullohet. Aktualisht ne kemi te bejme me nje ballafaqim te ashper me nje epidemi gje qe fitohet me masa shendetesore (midis tyre dhe “distancimi fizik” i kerkuar nga ne), mobilizim te kapaciteteve te tilla, me politika ekonomike e financiare dhe jo me improvizime me “Kodin penal”, sic kerkon Kryeministri te devijoje vemendjen.
Pa pasur nje strategji perballese e me tej dalese, ne vullnet per te kontrolluar cdo gje, per te mos lejuar transparence mbi realitetin, kerkon tashti te zhvendose kahen nga masat shendetesore te ato penale te pa justifikuara edhe nga reagimi racional i popullesise ndaj kufizimeve te deritanishmeve.
Nqs ndonje here ka pasur probleme, ne radhe te pare ato jane krijuar nga vete iracionaliteti i disa prej vendimeve te Qeverise.
Ne radhe te pare Qeveria duhet te shikoje nga vetja e te na thote sa eshte buxheti shendetesor ne kete perballje (ai aktuali eshte qesharak), si do te mbrohet personeli shendetesor, cfare po behet me mjekun e familjes, po me strukturat mjekuese ne rang vendi, me laboratoret, te shpjegoje pse u braktis strategjia se OBSh dhe e vendeve te zhvilluara per testimet, identifikimin virusologjik e imunitar, izolimin e mjekimin, te domosdoshme keto per sot e per procesin e “hapjes”!
Te perdoresh Kodin Penal si “gjethe fiku” nuk eshte produktive, eshte e rrezikeshme!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu