Edi Rama është njeriu që e ka përdorur policinë për çfarë do lloj gjëje që i është dashur.

E ka përdorur për të sulmuar opozitën, e ka përdorur për të sulmuar qytetarët me gaz lojtësjellës në mes të natës, për të sulmuar artistët dhe shembur Teatrin.

Për çdo gjë që ka dashur, Rama e ka përdorur policinë si leckë pa vlerë dhe më pas e ka hedhur.

Që Rama e përdorte policinë për çdo gjë të veten, e ka pranuar dhe vetë sot.

Duke folur në një ceremoni dhurimi të 60 respiratorëve të ardhur nga NATO, Rama është shprehur se mund të lëshonte policinë në sulm të kujt ka dëshirë.

Këtë herë Rama kërcënoi biznesin, se nuk e ka vështirë ti sulë policinë dhe ti vendosë gjoba në shuma që i cakton vetë ai, kur zgjohet nga gjumi në mëngjes.

Dhe Policia edhe pse ka një ligj organik dhe një funksion të përcaktuar po me ligj, i shkon mbrapa çdo urdhri që merr nga Rama, siç edhe po vepron duke vendosur gjoba ndaj qytetarëve, gjoba që janë të paligjshme, sepse akti normativ nuk ështe votuar në Kuvend.

E sot Rama sulmoi dhe pronarët e lokaleve, bare e restorante duke thënë se është gati tu lëshojë në sulm policinë ndaj tyre.

“Dua të rikthehem aty ku e nisëm, në luftën më covid, dua t’ju lutem qytetarëve të mos e bëjnë këtë luftë më të vështirë, ju lutem e përgjërohem atyre që nuk e besojnë se sa e vështirë është kjo betejë, që mbyten në lugën e konspiracionit dhe thashethemeve.

Atyre që kanë restorante, bare të mos e përqeshin rrezikun të mos e sfidojnë shtetin dhe mirëkuptimin tonë e ta marrin si dobësi. Të mos vënë në rrezik njerëzit. ka protokollë ku janë të përcaktuara rregullat. Nuk është e vështirë për ne të sulim policinë, por a është kjo ajo që duam?’, tha Rama sot.

Dhe askush nga policia, që prej ushtarit të emëruar ministër i Brendshëm e deri tek kreu i Policisë së Shtetit, nuk dalin të kundërshtojnë drejtuesin e tyre, e ta sqarojnë se funksioni i policisë është të mbrojë dhe jo të sulmojë qytetarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu