Të gjithëve ju kujtohen ndjesat e Edi Ramës ndaj socialistëve për ato që kishte `katranosur` Fatos Nano, menjëherë pasi i zuri vendin e kryetarit.

Të gjithëve ju kujtohet (sepse është edhe e dokumentuar) se çfarë shkruan ai në librin “Kurban” në vitin 2011 për paraardhësin e tij dhe themeluesin e Partisë Socialiste.

Në faqen 61 të tij, ky Ramë, i cili sot po i lëpihet në funksion të një mandati të tretë, e përshkruan Fatos Nanon si  një Edmond Dantes hakmarrës të verbër; si një aventurier gjysmë romantik e gjysmë marifetçi; i dashuruar me veten; i zgjuar por  i palexuar dhe veçanërisht si të  papërgjegjshëm në shpërdorimin e pushtetit, që i patën dhuruar të tjerët.

Në të njëjtin libër (Faqe 211-212), i njëjti Edi Ramë që sot i thur `lavde pa doganë`, e përshkruan Fatos Nanon me tallje si “zog vetmitar” të arratisur nga realiteti dhe në krye të një  qeverie e cila ishte shkëputur fatalisht nga punët, njerëzit dhe problemet e shumta të vendit.

Është i njëjti Edi Ramë, i cili sapo erdhi në pushtet në vitin 2013 ju kërkoi falje shqiptarëve për qeverisjen e “korruptuar dhe të dehur” të Partisë Socialiste nën drejtimin e Fatos Nanos.

Sot vetëm pak muaj përpara se të iki nga pushteti të cilin e nisi duke sharë Nanon është po i njëjti Ramë, që e ka lëshuar llapën e lëpirjes, “pa doganë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu