Nga Ali Llakatura

Për të sqaruar dhe qetësuar njerëzit lidhur me COVID – 19, nëpër studio televizive e median e shkruar, shikojmë më shumë opinione të politikanëve dhe të atyre jashtë fushës së mjekësisë, sesa të specialistëve përkatës.

Nuk duhet të ndodhë kështu. Më 21 mars 2020, një gazetare e pa të udhës, që të merrte opinionin e historianit Pëllumb Xhufi lidhur me sëmundjen COVID-19. Ky e pa të arsyeshme, në plot 37 minuta të fliste për sëmundjen e MURTAJËS, e cila ka rënë në zonat e Gjirokastrës, Çamërisë e deri në Shkodër në Shek. 14-15-të. Foli për sëmundjen, përhapjen, dëmet në njerëz, masat që u morën, si dhe pasojat në ç’popullimin e mjaft zonave të banuara.

Që Z.Xhufi është historian i mirë (po thellësisht komunist) këtë e dija. Nuk e dija që ishte dhe mikrobiolog. E dëgjova me kureshtje, por edhe me zhgënjim e indinjatë, kur e dëgjova të fliste për fshatin tim, LAZERATIN. -Ai tha: “Gjatë murtajës ky fshat u bë qendër e grumbullimit të të sëmurëve me MURTAJË. -Këto qendra quhen LAZARETE. -Mendoj se këtej, ky fshat ka marrë emrin LAZARAT. Unë shtoj edhe problemin e katërt të cilin nuk e tha, por sigurisht që buron nga nënteksti, që: -Disa nga të sëmurët shpëtuan, të cilët janë banorët e parë dhe paraardhësit e lazaratasve të sotëm me probleme.

Nuk do të flisja e mendoja keq, nëse i nderuari historian do të paraqiste ndonjë dokument, sepse: Historianët nuk bëjnë histori, por e shkruajnë atë mbi bazën e dokumenteve të gjetura. Sa sipër kam të drejtë të pohoj se historiani foli me dashakeqësi e me qëllim diskretimin për LAZERATIN. Psenë e di shoku PËLLUMB. Që shoku Pëllumb gabon, po e argumentojmë me: -Sa i vjetër është LAZERATI -Nga e ka marrë këtë emër kjo qendër banimi. LAZERATI është një qendër banimi me një territor gjeografik afërsisht 37km2. Për shkak të mënyrës së jetesës (blegtori e bujqësi), qendrat e banuara, shtëpitë, kanë qenë ndërtuar afër burimit ekonomik, të shpërndara në territor. Megjithatë, në Lazerat ka patur disa lagje: -Në perëndim në Grykë të Sopotit ka qenë fshati (lagjia) e quajtur UFNE. Gjeografi e historiani Polibi, në v. 218 p.e.r, shkruan se në Qafën e Sopotit, ushtrisë romake iu shkaktuan mjaft dëme nga banorët vendas.

Egzistencën e tij e vërteton edhe një procesverbal i Kadiut të Delvinës në v. 1581, me rastin e caktimit të kufijve të fshatit Kakadhiq (Delvinë), ku UFNEN e paraqet si kufi lindor. Vetë LAZERATI, në vitin 1431 rezulton me 80 shtëpi. Për këto Aravantino, në veprën e IV- të e të V-të (për vitet 1453-1788) shkruan: “Ljazëratët, që ka 80 shtëpi (fq 410) të Krishterë….dhe më pas ai thotë se ka 364 muhamedanë.” Lagjia KOLLORCE, e themeluar nga KOLLORI në v.565-578. Sipas “Krrukës së Gjirokastrës”, në v.1431 ajo kishte 56 shtëpi. -Lagjia MANASTIRI I PIRROS, në v. 1796 kishte 53 shtëpi, si dhe emrat e banorëve e taksat e paguara. PESJAKU, një tjetër lagje, qendër bujqësore sezonale, i cili në v. 1431 kishte 16 shtëpi, që u likujduan në themelimin e Kooperativës bujqësore.

Sipas historianëve, kur u ndërtua ANTIGONEA nga PIRRO I EPIRIT (v.295 p.e.r), në funksion të saj u ndërtuan edhe: Ktsimata, Gorrica, Kollorca, Zhulati, Kardhiqi, Lekli. Kjo është një e dhënë në fuksion të lashtësisë. Lashtësia e LAZERATIT, vërtetohet edhe me gjetjet arkeologjike, mureve pellazgjike në Dervene (ku ka qenë më parë fshati) që i përkasin shek. V p.e.r, me pamje të qytetit Ilir. HASAN CEKA (1932), Dhimosten Budina dhe ekipi (1981) e kanë parë në vend dhe vërtetojnë sa më sipër. Dëshmitare janë prania e objekteve të kultit: Kisha e Meme Kisha Bashe Kisha Gjoke Kisha e Sopotit Kisha Manastiri Jezu Krishtit në Kollorce Kisha e Shengjergjit Kollorce (djegur v.1958) Si në rrallë fshatra, Lazerati ka patur ndërtesa banimi tip KULLË.

Përmendim disa: Kulla e PERJELE Kulla BOCE Kulla BRAÇKE Kulla e KULLE Kulla GJINE Kulla BUCE ( ISME) Kulla SHEBEKE etj. Në LAZERAT ka mbi 600 emërvende (toponime) të cilat tregojnë fiset banuese dhe që shërbejnë si një KADASTER PRONËSIE në terren. Është e vërtetë që LAZERATI ka patur migrim në dalje (Greqi-Itali-Turqi etj) dhe në ardhje definitive apo provizore. Historiani Aravantino thotë: “ Në disa komunitete, si ato të lazëratëve, migrimin gjetkë ” dhe në fq.248 të “Kronografisë”, “nga fshati i Lazeratëve, banorët migronin…në Stamboll, ku kryenin punë të ndryshme, duke lejuar familjarët e tyre të festonin ‘PASHKËN SHENJTE’.” Në këtë kuadër është edhe largimi jo i vogël në vitet 1730-1737, të detyruar nga Kapllan Pasha i Delvinës.Fisi i LAZERVE, i vendosur mbi ÇORRAJ, për faktin se nuk mundën të miqësohen e përshtaten me vendasit, u larguan. Shumë populluar si spital për Murtajën apo si vend-karantine. Besoj se edhe Lazërati vetë duhet të ketë patur të sëmurë nga kjo sëmundje, e s’kish arsye të pranonte të sëmurët nga Gjirokastra etj.

Ali Llakatura Nordhauzen 23/03/2020

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu