Një lajm i mirë ka mbërritur së fundmi nga Greqia.

Mësohet se një 27-vjeçare shqiptare e raportuar e zhdukur disa ditë më parë është gjetur.

Antonia Nikolla nënë e katër fëmijëve u raportua e humbur nga familjarët e saj në datën 12 gusht në zonën e Iraklios në Kretë.

Bashkëshorti i saj ka njoftuar policinë greke se gruaja e tij është kthyer shëndoshë e mirë.

Ende nuk dihen rrethanat se si ajo është kthyer sërish në banesë dhe arsyet e zhdukjes së saj. Pas kësaj, policia helene ka ndërprerë menjëherë kërkimet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu