Një ngjarje e rëndë është shënuar në Patos, ku një person ka dhunuar dhe ka hedhur ish-gruan nga kati i dytë i pallatit.

Policia thotë se 47-vjeçari Saimir Rrapollari banues në Kurian, Roskovec dje ka shkuar në shtëpinë e ish-gruas në Patos duke e keqtrajtuar dhe më pas e ka hedhur nga kati i dytë.

38-vjeçarja me inicialet E.S. ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga gjykata, por kjo nuk e pengoi ish-burrin që t’i shkonte në shtëpi, ta dhunonte dhe ta hidhte nga kati i dytë. Gruaja ndodhet në spitalin rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ish-burri në qeli.

Saimir Rrapollari kishte një vit që ishte ndarë nga gruaja me të cilën kanë dy fëmijë, vajza.  Pas ndarjes Rrapollari kishte ikur në Roskovec, ndërsa 38-vjeçarja me vajzat jetonin në katin e dytë të një pallati në Patos.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë, “Dhunë në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, “Dhunimi i banesës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu