Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Këlcyrë, ku një 29-vjeçar me iniciale F. L. ka qëlluar nënën e tij me thikë në kokë.

63-vjeçarja ka përfunduar në spitalin e Gjirokastrës, ndërsa i riu i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor është shoqëruar në komisariat.

Grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak i Policisë:

Rreth orës 21:10, në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore shtetasia F. L. rreth 63 vjeçe, banuese në Këlcyrë, pasi djali i saj shtetasi F. L. 29 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor) e ka dëmtuar në kokë me mjete mprehëse.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe bënë shoqërimin e autorit për në ambientet e Postës së Policisë Këlcyrë, për të vijuar me procedurat e mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu