Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.
Mësohet se në pranga ka rënë M. S., 21 vjeç, banues në Fier.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim: M.S., 21 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 03.11.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Marrëdhënie seksuale me të mitur”.