Ish ministri i shendetesise Tritan Shehu, ka reaguar ne fb pas habise te perfaqesuesit te OBSH-se, per mospatjen ne Shqiperi te asnje te infektuari me coronavirus. Shehu i beri me dije Gonzales-it edhe arsyet faktike te ”habise” se tij.

Per me shume ndiqni te plote postimin e Shehut:

Nuk ka aspak pse te cuditet ai sot per aresyen qe te ne “nuk ka asnje” rast te identifikuar me ate virus, megjithese Shqiperia eshte nje vend i hapur, me mijera qe hyne e dalin cdo dite nga vendi, me fqinjet me probleme te tilla.
Shkaku nuk eshte se Qeveria po mbron kufijte me ndonje arme misterioze, ate ai dhe te gjithe e kane te shkruar e te botuar, Shqiperia eshte me kujdesin me te keq per pacientin ne Kontinent, me numrin me te vogel te mjekeve, me financimin per shendetesine disa here me te ulet edhe ne Rajon, pra dhe me fuqine diagnostikuese te fundit.
Jemi keshtu me afer niveleve Afrikano Qendrore per keto parametra, ku per “cudi” dhe atje pothuajse nuk jane “gjetur” paciente me kete virus.
Ketu ne “toke” duhet te perqendrohet ai dhe institucionet tona per te gjetur aresyen, nuk ka pse ta kerkoje ndokush pergjigjen ne “hene”, ajo eshte midis nesh.
Fotografia e Tritan Shehu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu