Mund te jete rast unikal qe nje shofer i zjarrefikeses ne Memaliaj, te jete konsumues i alkoolit ne orarin e gatishmerise.

Ky eshte Kujtim Velaj pjese e stafit te gatishmerise se MNZSH ne Bashkine e Memaliajt.

Fotot e derguara ne redaksine tone konfirmojne se Velaj i veshur me uniforme ne orarin e punes dhe gatishmerise qe ka sektori zjarrefikes, konsumon alkool ne rastin konkret birra.

Jane dy raste flagrante te shkeljes se rregullores qe percakton punonjesit zjarrefikes te cilet duhet te jene te çliruar nga ngarkesa alkoolike dhe aq me shume qe kane per detyre te shpetojne njerez ne rastet katastrofale.

Redaksia e Jugulajm.net ka konfirmuar identitetin e zjarrefikesit permes organeve drejtuese ne Bashkine e Memaliajt, nderkohe qe jemi ne pritje te masave qe duhet te merren ndaj ketij personi qe merr rrogen duke konsumuar alkool ne orarin e punes.