Spanja e ka nisur sezonin veror për këtë vit, ndonëse e goditur më fortë se kurrë në sektorin jetik të saj, turizmin. Fillimi i pranverës riktheu temperaturat e larta me mot të ngrohtë, mjaftueshëm sa për të shijuar detin, kryesisht në fundjavë.

Por nëse vitet e shkuara, Spanja priste turistët e para që në muajin mars, kryesisht pushuesit britanikë, pandemia koronavirus, duket se ka lënë pasojat e saj nga një vit më parë.

Bregdeti i Majorkës është bosh, shumë larg pamjes së zakonshme me turistë, zhurmë, festa e jahte luksoze në portet e tij. Zakonisht, në muajin prill, janë thuajse 2 milionë britanikë e 1.4 milionë turistë gjermanë, që vizitojnë ishujt e Majorkas por as gjysma e tyre nuk kanë udhëtuar këtë vit drejt Spanjës, pavarësisht heqjes së karantinës së detyruar gjatë udhëtimit nga një shtet në tjetrin.

Numri i vizitorëve të huaj në Spanjë ra në 19 milionë në total gjatë vitit 2020, niveli më i ulët që nga viti 1969, ndërsa kontributi i kësaj industrie në Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit kapërceu në 4%, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i të dhënave, shumë larg 12% kontribut në vitin 2019.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu