Në vendimin e Komisioni të Pavarur të Kualifikimit me Nr. 294 Akti, dhe Nr. 340 Vendimi i cili është dhënë në Tiranë në datë 01.02.2021, është shkruar se, Gjatë periudhës në të cilën znj. Klodiana Gjyzari ushtronte detyrën si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë disponohen të dhëna përpara dhe pas periudhës së rivlerësimit kalimtar, ku ngrihen dyshime për përfshirjen në veprimtari korruptive.
– Në disa të dhëna të vitit 2008 ka pasur dyshime se gjyqtarja Klodiana Gjyzari mund të ketë përfituar një sasi parash për të favorizuar shtetasin për të cilin ka pasur një çështje penale në ngarkim të tij. – Për shtetasen Klodiana Gjyzari disponohen të dhëna ku ngrihen dyshime për përfshirjen në ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj sistemit të drejtësisë në Vlorë, me qëllim favorizimin e procesit civil/çështje pronësie ndaj ish-bashkëshortit të saj, shtetasit E. Gj.
– Sipas informacioneve ekzistojë dyshime serioze dhe të arsyeshme të shpërdorimit të detyrës nga gjyqtarja Klodiana Gjyzari në dhënien e vendimit civil me nr. **, datë 23.9.2005.
– Ka informacion me indicie për veprimtari të kundërligjshme në sistemin e drejtësisë në Vlorë për shtetasin E. Gj (ish-bashkëshorti i subjektit), si i përfshirë në veprimtari të kundërligjshme në formën e ndikimit ndaj një gjyqtari në këtë qytet me qëllim favorizimin e një shtetasi kundrejt përfitimeve të paligjshme.
Në faqen 55 të vendimit të KPK është konstatuar se subjekti gjendet në kushtet se nuk ka kryer deklarim të saktë të pasurive dhe të interesave private, si edhe nuk ka arritur të shpjegojë bindshëm burimin e ligjshëm të pasurisë së saj, si dhe është përpjekur të fshehë dhe të paraqesë në mënyrë të pasaktë pasuritë në pronësi dhe bashkëpronësi.
Pra, subjekti ka pamundësi financiare për blerjen e pasurive, për të përballuar me burime të ligjshme financiare kryerjen e shpenzimeve dhe shtesën e kursimeve, ndër vite, duke rezultuar me një mungesë burimesh të ligjshme në vlerën 9.056.653 lekë kjo e konstatuar edhe në faqen 54 të vendimit të Komisioni të Pavarur të Kualifikimit, me Nr. 294 Akti.
Kundër kësaj gjyqtareje në vitin 2022 SPAK ka regjistruar proçedim penal, në lidhje me veprën penale të korrupsionit parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal dhe Neni 257/a Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive,interesave privatëtë personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim.
Gjyqtarja Klodiana Gjyzari është e para gjyqtare e shkaktuar që po hetohet nga SPAK që nga momenti që Kryeministri Edi Rama përsëriti thirrjen që të hetohen edhe gjyqtarët e prokurorët që komisionet e vettingut i kanë larguar nga radhët e drejtësisë.
“Është e patolerueshme që nuk ka akoma asnjë gjykatës e asnjë prokuror të korruptuar prapa hekurave. Kjo nuk mund të vazhdojë më kështu dhe parashkrimi vlen për ato vepra, fshehja e pasurisë, deklarimi i rremë, por nuk vlen për korrupsionin. Nuk ka parashkrim korrupsioni. Krimi shtetëror, korrupsioni nuk ka parashkrim” – tha kryeministri Rama.

Burimi: In-front.org