Nderron jete nje prej aktoreve me te mire te teatrit te Gjirokastres Drini Hila.

Ka qene nje vdekje e papritur e aktorit te dhjetera roleve ne teatrin profesionist te Gjirokastres dhe nje prej themeluesve te ketij institucioni. Njekohesisht Drini Hila do te mbahet mend si interpretues brilant i mjaft roleve ne filmat shqiptare te para viteve ’90 si “Njeriu me top”, “Dritat e qytezes”, “Pranvere ne Gjirokaster”, “Sketerre ’43”, “Ballkan Bazar” etj.

Ndersa ne teater eshte autor i dhjetera roleve duke qene gjithashtu pjese e trupave te aktoreve ne shume filma artistike te kinostudios Shqiperia e Re.

Drini Hila nderroi jete ne moshen 72 vjecare. Aktori Drini Hila me perfundimin e studimeve ne Institutin e larte te Arteve ne Tirane, per vite me radhe ka qene pjese e pandare e teatrit profesionist te qytetit te Gjirokastres ku ka luajtur ne shume drama e komedi.

Drini Hila ka qene themelues i PD ne Gjirokaster ne vitin 1991.

Homazhet ne nderim te tij zhvillohen ne Teatrin “Zihni Sako” nga ora 15:00-16:00. Stafi i Jugulajm.net i shpreh ngushellime familjareve te tij.