E padegjuar me pare, por ja qe i’a arritem kesaj dite.

As me shume dhe as me pak por fiks 42 euro eshte çmimi për një shezlong në plazhin e Ksamilit.

Një gjë e tillë i ka ndodhur një turisti në Ksamil, i cili tregon se është tejet i frustruar nga çmimi i lartë në këtë vend turistik.

Sinjalizues i Gazetës, ka dërguar në redaksi një faturë, të cilit i është dashur të paguajë një shumë, jo edhe të vogël parash për vetëm një shezlong në bregdet.

Sipas faturës të sinjalizuesit, shihet se ai ka paguar shumën 5000 lek për vetëm një shezlong, që në euro i bie 42 euro e 10 cent.