Është arrestuar mëngjesin e sotëm autori i dyshuar i vrasjes së 57-vjeçarit Gëzim Saraçi në Gjirokastër.

Burime bëjnë me dije për Jugulajm.net, se autori është kapur në automjetin e tij në rrugën nacionale pranë lagjes “Blloku i furrave” te Gjirokastres.

Mihal Thimjo 33 vjec nga fshati Dervician dyshohet se eshte autori i vrasjes.

Nga informacionet e para mësohet se autori ka qënë duke udhëtuar me viktimën dhe pas disa konfliketeve të çastit e ka goditur me sende të forta duke i marrë jetën.

Bëhet me dije se pas krimit, autori ka telefonuar familjarët e tij duke u rrëfyer ngjarjen dhe është bërë kjo telefonatë shkak për identifikimin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu