72 krevate ortopedike i jane dhuruar sot Spitalit Rajonal Gjirokaster ”Omer Nishani”.

Ne kete kohe pandemie, ku infeksionet jane sheshit, dhurata e krevateve per nje spital eshte ndodhia me e mrekullueshme per nje qytet, aq me shume kur behet fjale per nje qytet ku coronavirusi e ka vendosur nen ”thunder”.

Te gjithe qytetaret gjirokastrite ndjehen te nderuar dhe falenderojne nga zemra dhuruesit e tyre, po e theksojme dhuruesit dhe jo trumpetuesit.

Doktori gjerman Shtatman dhe dy miqte e tij me origjine kosovare Bahar Tahiri dhe Oliver Duraku jane tre dhuruesit e 72 krevateve, 72 dyshekeve dhe 72 komodinave per Spitalin e Gjirokastres.

Jane pikerisht keta tre njerez zemermire qe mendojne per gjirokastritet me shume se sa qeveria ‘rilindase’, pavaresisht se gjirokastritet jane taksapaguesit me korrekt ne vend.

Ajo qe bie ne sy, ne fakt duhet thene ajo qe ‘uleret’ ne kete donacion eshte se deputeti ‘rilindas’ i Qarkut Gjirokaster Bledar Cuci, ose Dari sic i flasin miqte e tij te ngushte, ose Dari me syza sic i flasin miqte fare te ngushte, sot paturpesisht ka dale para kamerave duke u hequr se ishte ai qe i dhuroi krevatet ne fjale.

Saktesisht fjalen e tij para kamerave Dari me syza e ka nisur: ” Sic e shikoni kam ardhur sot ne Gjirokaster, per t’i dhuruar Spitalit Rajonal te Gjirokastres 72 krevate mjekesor apo ortopedike sic quhen, me 72 dysheke te rinj dhe 72 komodina, qe jane pra set per pacientet e Spitalit Rajonal te Gjirokastres”.

Vetem pasi mburi veten si nismetar dhe dhurues, pak me vone, Dari me syza u ‘kujtua’, qe duheshin permendur edhe dhuruesit e vertete te gjithe donacionit ne fjale.

Dari me syza, nga qe ka filluar fushaten elektorale dhe nga qe nuk ka se cfare t’u ofroje elektoratit gjirokastrit, sic duket ka menduar te marre ‘borxh’ donacionet e te tjereve, duke i ‘shitur’ si donacione te tij.

Dikush duhet t’i thote Darit me syza te ‘Rilindjes’, qe gjirokastritet nuk jane as ‘dara me syza’ dhe as ‘dara pa syza’, ndaj nuk i ben dot per budallenj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu