Emigrantë të shumtë vijojnë të kthehen në atdhe për të festuar festat e fundvitit pranë të dashurve të tyre.

Përgjatë kësaj jave, policia njofton se kanë hyrë në Shqipëri, përmes pikave kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës, mbi 250 mijë shtetas dhe 70 mijë automjete.

Policia thekson se po punohet me sportele të shtuara, dhe në bashkëpunim me policinë greke e FRONTEX, në mënyrë që të sigurohet një lëvizje e njëtrajtshme, por edhe e kontrolluar e qytetarëve.

Prej datës 23 kemi pasur një rritje të fluksit të qytetarëve. Kjo ka ardhur për shkak të festave të fundvitit. Ne kemi shtuar sportelet dhe po punojmë me kapacitet të plotë. Fluksi është shumë herë më i madh se vitin e kaluar. Gjithashtu, kemi marrë masa që të mos kemi radhë të gjata edhe gjatë kthimit të tyre në vendet ku punojnë”, tha Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë, Vilson Dine.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu