Ne 24 oret e fundit jane shtuar emigrantet qe kane ardhur nga Greqia me automjetet e tyre ne Kakavije. Burimet nga Kakavija bejne te ditur se jane 21 shtetas ne pritje per te hyre ne territorin shqiptar sapo te pranojne kushtet e vendosura nga qeveria per t’u karantinuar ne nje prej hoteleve ne Gjirokaster.

Mjaft prej tyre ne fillim kane kundershtuar karantinimin pasi do shpenzojne nga xhepi i tyre dhe kerkuar rjedhimisht vetkarantinim ne kushtet e shtepise. Mirepo orjentimet jane te qarta dhe te pakompromis ne kete drejtim nga ana e autoriteteve. Mendohet se ne oret e drekes ky kontigjent te depertoje ne territorin shqiptar dhe pas procedurave standarte te kontrollit mjekesor dhe marrjes se tamponeve per secilin, ata do te trajtohen me strehim ne hotelet e Gjirokastres dhe Tepelenes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu