Nga Ylli Dylgjeri

Për herë të parë posti i Sekretarit të Përgjithshëm u vu në administratën publike në vitin 2000, pas miratimit të ligjit të shërbimit civil në dhjetor të vitit 1999.

Nga ajo kohe kane kaluar 20 vite dhe ky post ende është i paqartë, i lëvizshëm, i tjetërsueshëm, i përdorshëm, dhe anatemuar nga politika. Qysh në diskutimin e projekt ligjit në vitin1999, që u bë nën asistencen europiane pati mjaft debate deri për ndryshimin e emrit nga Sekretar Permanent që e kish europa në Sekretar i Pergjithshëm qe e votoi politika këtu.

Konflikti i emrit qëndronte se politika nuk e duronte dot një nëpunës të përhershëm, të vazhduar, ashtu siç edhe e kërkonte qëllimi i këtij posti në shërbimin civil për mireadministrimin e taksave të publikut në administraten shtetrore. Ndërkohë në Europë, Sekretaret Permant qëndronin në detyra prej 15- 20 vitesh pa lëvizur nga posti edhe pse politika ndrohej. Ligji i Shërbimit Civil i mbronte me seriozitet.

Në vitin 2000 kam qëne edhe Unë ndër të parët që konkurova për këte post në Ministrine e Rendit. Konkurimi u be i hapur, me nje komision pedagogësh dhe specialistesh te drejtesise dhe ekonomise. Konkuruam 37-te vetë nga i gjithë vendi dhe institucionet. Provim me teza dhe me gojë. Në fund sipas pikëve të marra fituam 3 vetë dhe vlerësimet
Ju vunë ne tavoline Ministrit te kohes per perzgjedhje, ashtu siç e kerkonte Ligji Civil. Ne perfundim Ministri sipas preferences se Tij, vendosi nje nga emrat e 3-s.

E pershkrova kete procedure per te ardhur sot pas 20 viteve perseri te rekrutimet per kete post civil, po ne Ministrine e Brendshme, që është tjetërsuar në post ushtarak!
Dje administrata dhe publiku u njoh me dorëheqjen e Sekretarit te Përgjithshëm, (edhe pse arsyet e doreheqjes nuk i njohim) dhe emerimin blic te nje Sekretareje te re!

Nga njoftimet ne shtyp mësuam se Sekretarja erdhi ose “zbriti me parashutë” nga Kryeministria ne Minisrine e Brendshme tak -fak! Emërim tërësisht jo ligjor. Emerim klientelist, jashtë proceduralisht, nepotist, feminisit, Agaçist, …ist, …ist, …ist.Turp!
Ky është shteti dhe admnistrata që bëri Edi Rama.

Nuk ka me ligj te shebimit civil. Ka agallare.
Agaçi apo agallaret vendosin kush dhe ku do të vendosen Sekretaret e Përgjithshëm në Administratë!

Praktikë e ndjekur edhe me ekzistuesit deri më sot. Agaçi i qarkullon sekretart si zarat ne kazino. Ai rekruton, propozon, qarkullon, emron, dikton, tenderon, grumbullon…Kjo eshte administrata zhele e Rilindjes.
Mos e gëzofshi Sekretaren!

Fotografia e Ylli Dylgjeri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu