Një aksident tragjik ndodhi ditën e djeshme në Memaliaj të Tepelenës.

Një makinë tip “Benz” me mësues brenda saj ka rënë në greminë, duke shkaktuar vdekjen e 2 mësuesve, ndërsa dy të tjerë fatmirësisht kanë shpëtuar.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha, I cili përveç se shprej ngushëllimet për familjarët e dy arsimtarëve, denoncon mungesën e transportit për ta.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Denoncon heqjen nga korrupsioni i narkozyrtareve te transportit te mesuesve dhe nxenesve.

Shpreh dhimbje per vdekjen aksidentale te dy mesuesve dje ne Tepelene
Lexoni mesazhin e tij!

Duke shprehur ngushellimet me te ndjera familjareve te te dy mesuesve qe humben jeten dje ne aksident rrugor por dhe denoj me ashpersine me te madhe qendrimin perçmues qe mbahet ndaj mesuesve, nxenesve dhe sistemit arsimor ne teresi nga narkoshtetit ne Shqiperi! sb

Pershendetje I nderuar doktor!marr shkas nga ngjarja e djeshme ku humben jeten dy mesues per shkak te kesaj qeverie te babezitur ku mesuesit paguhen akoma me rritjen qe keni bere ju kur ishit ne pushtet, Zyra Arsimore duhet të mundësojë transportin e mësuesve dhe nxënësve me furgon ose autobus, por kjo çështje është lënë prej vitesh në harresë. E njëjta problematikë është në gjith të vendit, ku tenderët për transportin janë ndër aferat kurruptive kryesore të zyrave arsimore dhe institucionet heshtin përballë këtij abuzimi që sot mori 2 jetë njerëzish. Shumë mësues janë të detyruar të japin mësim në zona të thella malore larg shtëpive dhe Zyrat Arsimore i detyrojnë të shkojnë me makinat private. Fondet e parashikuara për transportin e mësuesve vidhen sistematikisht dhe hetimet nuk finalizohen asnjëherë as nga organet ligjzbatuese”,jane shume mesues qe ndyshojne vendbanimin thjesht per te perfituar transportin ne menyre te padrejte faleminderit publikoje ta marre vesh i gjith populli se ca qeverie naziste qe kemi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu