Nje 63 vjecar prangoset pasi goditi me thike shokun e vet.
Ngjarja ka ndodhur sot ne Dropull ku shërbimet e Postës së Policisë kanë arrestuar në flagrancë Sh. D. 63 vjeç nga Gjirokastra.
Mesohet se 63 vjecari mesditën e sotme në ambientet e një biznesi privat eshte konfliktuar për motive të dobëta dhe ka goditur me thike S. K. 55 vjeç banor në Gjirokastër.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke prangosur 63 vjecarin dhe me pas sekuestruan në cilësinë e provës materiale thikën.
Ndonese i demtuari ndodhet në Spitalin Rajonal dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, materialet në ngarkim të agresorit i kaluan organit te akuzes dhe ndaj 63 vjecarit rendon vepra penale e plagosjes se rëndë me dashje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu