Policia Rrugore e Gjirokastres, nuk rresht nga kontrollet neper akset kryesore dhe sekondare te qytetit. Mbremjen e kaluar jane prangosur dy persona te cilet ishin duke drejtuar automjetet e tyre ne gjendje te dehur.

Rasti i pare eshte shenuar ne lagjen “Zinxhira” ku 28 vjecari E.L. eshte kapur nga sherbimet e policise rrugore teksa drejtonte autoveturen ne gjendje te alkoolizuar. Personi ne fjale rezultonte me leje drejtimi te pezulluar.

Ndersa rasti i dyte i takon nje 60 vjecari ne lagjen “11 Janari” i cili u pikas nga policia teksa manovronte automjetin ne gjendje te dehur. Per te dy rastet policet rrugore kane vepruar duke i prangosur menjehere dhe pezulluar lejet e drejtimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu